75 Mall Live Search
18:34 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Detaje nga aksidenti në Podujevë, përplasen tri vetura dhe një traktor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasditës të së mërkurës në komunën e Podujevës.

Isak Ejupi, komandant i stacionit policor në Podujevë për IndeksOnline ka konfirmuar se ka ndodhur një aksident në mes tri veturave dhe një traktori në fshatin Shajkofc.

Ai ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, 7 persona kanë mbetur të lënduar ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 17:30, kurse në vendngjarje kanë arritur dy autoambulanca dhe njësiti policor.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci.

“Sot rreth ores 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”./IndeksOnline/