75 Mall Live Search
08:24 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / C E

Detaje nga albumi i ri, reperi shqiptar zbulon artistët me të cilët ka bashkëpunuar

Një ndër zërat që ka depërtuar shpejt në tregun muzikor shqiptar është dhe Bardhi.

Reperi shqiptar arriti në pak kohë të bëjë për vete publikun me këngët e tij që rezultuan të suksesshme.

Kohët e fundit, ai ka bërë me dije se po punon për të sjellë albumin e tij të parë, me titull Trëndafil.

Ndërsa albumi pritet të publikohet me 9 Nëntor, autori i hitit “Betohemi” ka zbuluar më tepër detaje për adhuruesit e tij.

Albumi do të përmbajë 20 këngë, shumica prej të ciave janë bashkëpunime. Azet, Ledri Vula, Lumi B, Kidda, Gjesti, Dj Geek dhe shumë të tjerë janë pjesë e këtij projekti madhor.