13:59 / E Hënë, 05 Prill 2021 / AR

Detaje nga arrestimi ‘gjigant’ i Meriton Mjekiqit

Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi në fillim të muajit mars u raportua se është arrestuar nga Policia e Kosovës.

E gjithë kjo pas një përleshje që pati me një grup të caktuar, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë për “NIN”, Meritoni tregoi më shumë rreth këtij arrestimi duke dhënë detaje.

“Nuk di çfarë të them. Paska qenë një arrestim ‘gjigant’. Ka qenë një keqkuptim mes fjalësh që u sqaru shpejtë. Ishte një përleshje mes fjalësh me persona të caktuar ka ndodh një arrestim. U sqaru gjithçka. Ka qenë një bashkëbisedim që u rregullu shumë shpejt.

Nuk kam ndonjë detaj se kush i ka thirr policinë a diçka, edhe janë ardh me kanë arrestu, kemi sqaru gjithçka. Edhe pse ka pasur aludime që kam qenë në arrati, unë nuk kam qenë.

Procesi në polici ka zgjatur afër 2 orë ose 2 orë e gjysmë dhe kemi vazhdu normal jetën tonë.

Kam një falënderim për policinë dhe njësinë speciale kanë pasur një sjellje të mirë ndaj meje gjatë arrestimit. Nuk ka pasur ndonjë sjellje jo të mirë nga policia, e kanë kry punën e tyre” përfundoi ai./Indeksonline/