75 Mall Live Search
17:46 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Detaje nga arrestimi i sulmuesit të Aliut, është 47-vjeçar

Indeksonline pak më parë raportoi se është arrestuar personi që dyshohet se sulmoi Aliun në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zaiti për Indeksonline ka dhënë detaje shtesë.

“Hetuesit në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘sulm”.

Arrestimi i të dyshuarit m/ kosovar:  M. I., 47 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datë 12 korrik 2023, në sheshin “ Adem Jashari”  në Mitrovicë,  me veprimet e tij ka kryer veprën penale sulm ndaj viktimës m/kosovar:  A. N .,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit  nga i cili është sugjeruar që rasti të procedohet tutje me kallëzim penal për veprën penale “sulm’.

Ndërsa pas intervistimit me vendim të Prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”./Indeksonline/