Detaje nga gjuajtja me armë në Dardani: Nga motorri gjuajnë me armë zjarri, pritën 3 orë

Të shtëna armësh janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë afer vila “Natyra”.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri nga një motor, ku një person dyshohet se është plagosur.
Po ashtu, mësohet se ata kanë qëndruar para villës “Natyra” rreth tri orë duke pritur viktimat të dalin jasht për t’i qëlluar.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin. Indeksonline do të ju mbaj të informuar me rastin.