17:08 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / MSH

Detaje nga incidenti në Podujevë: I dyshuari plagosi me thikë katër persona

Një rast i rëndë ndodhi sot në Podujevë, ku si pasojë e një mosmarrëveshjeje u plagosën disa persona.

Burime të Indeksonline pohuan se rasti ka ndodhur diku rreth orës 15:40, në fshatin Lupq të Epërm, në afërsi të hekurudhës.

Dyshohet se numri i të plagosurve është katër.

Sipas burimeve, incidenti ka ndodhur mes disa anëtarëve të familjes Menxhiqi.

Një pjesëtar i kësaj familjeje dyshohet të ketë therrur me thikë katër kushërinj të tij.

Konteksti i këtij konflikti nuk dihet, ndonëse burimet pohojnë se të njëjtit kanë pasur probleme mes vete edhe në të kaluarën.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar.