20:19 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / S Z

Gaxherri thotë se ka afërsi mes VV-së e PDK-së: Sateliti po kthehet në orbitën e vet

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po vlerëson se ka një afërsi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo sipas saj ka ndodhë pas takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, njëherit kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi

Gaxherri në Tëvë1, ka thënë se VV është satelit i PDK-së dhe po kthehet në orbitën e saj.

“VV është satelit i PDK-së dhe në këto momente po ndodhë që sateliti po kthehet në orbitën e vet. Është çështje e se cilit subjekt politik se si vendos por kjo po shihet se është flirtimi i PDK e VV. Sa i përket PDK dhe është VV-së po shihet një lloj flirtimi dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga PDK është risi”, ka thënë Gaxherri.
Të hënën Kurti e Krasniqi kanë zhvilluar një takim, të cilin e kishte thirrur kryeministri Kurti me të gjithë liderët e parive opozitare, por që u refuzua nga LDK e AAK.

Mos i humb