21:29 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / S Z

Doarsa Kica Xhelili: Kurti dha dorëheqje kur ftoi partitë e tjera të flasin për datën e zgjedhjeve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili deklaroi se Kurti faktikisht ka dhënë dorëheqje, në momentin kur i ka thirrur partitë politike të tjera, të flasin për datën e zgjedhjeve.

“Opozita janë trajtuar si tradhëtar të kombit, në mënyrën më të padinjitetshme të mundshme. Nuk dëshiron ta pranojë fajin si i vetëm, dëshiron që këtë faj ta shpërndaj në partitë e tjera. Për këtë ne nuk e pranojmë. LDK nuk e pranon të intrumentalizohet. Natyrisht që është interes të shkohet në zgjedhje, por është e rëndësishme se si shkon në zgjedhje. Kurti faktikisht ka dhënë dorëheqje, në momentin kur ti i thërret partitë politike të tjera të flasësh për datën e zgjedhjeve, sepse kjo është arsyeja pse i ka thirrë, lëreni ju atë kamuflimin e asaj letrës për agjendë legjislative. Kjo i bie që ti je i gatshëm ta largosh vetveten”, tha Kica Xhelili në T7.

Tutje ajo shtoi se LDK që tri vite ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit, pas dështimeve të shumta. “LDK që 3 vite e gjysmë ka kërkuar të dorëhiqet kjo Qeveri. Sepse opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrave me skandale, dorëheqjen e Martin Berishajt. Pse lindi interesi për zgjedhje në ditën kur vendoset që Kosova të mos përfshihet në agjenden e Këshillit të Evropës tash po i ikë një teme tjetër”, shtoi Kica Xhelili.