75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / MSH

Detaje nga incidenti tragjik në Rugovë të Pejës, viktima është një grua

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Grykën e Rugovës, ku një person dyshohet se r nga lartësia, duke humbur jetën.

Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima në fjalë është një grua, afro moshës 60 vjeç.

Viktima dyshohet të ketë rënë nga lartësia, pranë një xhami që shërben si pikë atraktive për turistët në Rugovë.

Rrethanat e rastit janë akoma të paqarta.

Rasti u konfirmua edhe nga drejtoria e policisë në rajonin e Pejës, raporton IndeksOnline.

“Rreth orës 14:10, policia është njoftuar se në kilometrin e 5-të, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrfikësit dhe epika mjekësore”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Fadil Gashi.