75 Mall Live Search
19:15 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

Detaje nga koncerti gjigant i Noizyt

Reperi shqiptar, Noizy, ka dhënë lajmin e madh.

Duke publikuar një imazh në Instagram ai zbuloj sekrete nga koncerti i madh që do ta mbaj në muajin gusht, shkruan Indeksonline.

Ai tregoi se në këtë koncert përveç grupit OTR, do marrin pjesë edhe artistë të huaj, duke mos e zbuluar ende datën e koncertit.

Këtë koncert, Noizy e ka konsideruar si më të madh në hip-hopin shqiptar./Indeksonline/