Detaje nga lëndimi i Patricios/ Atij iu vu maska e oksigjenit dhe mbajtësja e qafës

Portieri i Wolves, Rui Patricio pësoi një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen kundër Liverpool
Ai u godit në kokë në mënyrë të paqëllimtë nga bashkëlojtari i tij, Conor Coady, transmeton Indeksonline.
Siç raporton “The Mirror”, Patricio ka qëndruar i shtrirë për 13 minuta në fushë deri sa ekipi mjekësorë ka dhënë ndihmën e parë.

Portugezit i është vendosur maska e oksigjenit dhe mbajtësja e qafës.
Ai është bartur me një shtrat të pacientëve dhe është dërguar në spital.
Ende klubi i Wolves nuk ka dal me ndonjë informacion në lidhje me gjendjen e portierit./Indeksonline/
That’s a knee straight to the head jfc hope Rui Patricio is okay after that?pic.twitter.com/Gk8N7LXWSi
— Aaron (@AarxnMCFC) March 15, 2021