Detaje nga lëndimi i Zhegrovës

Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim në ndeshjen Basel – Servette. 22-vjeçari u largua nga loja në minutën e 50-të.
“Edoni ka marrë një ndërhyrje poshtë gjurit, ende nuk dihet shkalla e lëndimit pasi duhet të fotografohet nesër” ka thënë një burim i afërt me Zhegrovën për Indeksonline.
Mesfushori kosovar e filloi sezonin shumë mirë në Zvicër me 3 asistime dhe 1 gol në kampionat.
/Indeksonline/