Detaje nga marrëveshja në Bruksel, targat KM lejohen, por me stiker

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sapo ka njoftuar se është arritur një marrëveshje në mes palës kosovare dhe serbe për çështjen në veri.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se targat KM [akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës] do të lejohen por me stiker.
“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak./IndeksOnline/