20:30 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Detaje nga martesa e fshehtë e Rita Orës

Këngëtarja e famshme kosovare me famë botërore, Rita Ora është martuar.

Bukuroshja ka kurorëzuar dashurinë me regjisorin Taika Waititi, transmeton Indeksonline.

Sipas burimeve pranë çiftit, eventi u zhvillua larg syrit të mediave në Londër, ku ishin prezentë vetëm të afërmit.

”Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë të ftuarit. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”, tha një burim për The Sun./Indeksonline/