75 Mall Live Search
17:26 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / OSH

Detaje nga përleshja në Prishtinë, lëndohet një person në hundë nga arma e zjarrit

Të dyshuarit S,S., G.A., B.I., dhe B.M., janë ndaluar nga Policia e Kosocës pasi ishin të përfshirë në përleshje dhe gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se tek të njëjtit është konfiskuar dy armë TT, 1 karikator dhe 1 predhë.

Po ashtu, burime të njejta konfirmojnë se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor. Po ashtu B.I., ka marrë lëndime në pjesën e hundës./IndeksOnline/