75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 26 Prill 2021 / Blerim

Detaje nga plagosja në Prishtinë

Menderes Emini është personi që ka mbetur i plagosur sot në mesditë në Prishtinë.

Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se viktima dyshohet se është plagosur me një plumb në gjoks dhe është dërguar në QKUK.

Burimet kanë bërë të ditur se viktima dhe dorasi janë fqinjë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth  orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.