11:23 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Detaje nga plagosja në Prishtinë (Video/foto)

Një punëtor i fabrikës së betonit “Titan Beton” ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm afër vendit të tij të punës.

Sipas njërit prej punëtorëve në këtë fabrikë, kolegu i tij i punës ka hyrë për të qetësuar situatën mes dy personave aty afër rrugës dhe njëri prej tyre e ka plagosur atë në këmbë, raporton Indeksonline.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet policia e Kosovës e cila është duke u marrë me hetimet.

Më parë rastin për Indeksonline e kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy arme”, ka thënë ajo./Indeksonline/

Temat: