10:06 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Detaje nga policia për therjen e tre nxënësve në Prishtinë

Tre nxënës të shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri” dje janë shtrirë në QKUK, pasi janë therur më thikë brenda këtij institucioni.

Dy nga këta tre nxënës janë liruar nga spitali, ndërsa njëri nga ata iu është nënshtruar një operacioni prej 3 orë.

Policia përmes raportit 24-orësh, ka treguar për rastin në fjalë, të cilin e ka cilësuar si vrasje në tentativë dhe lëndim të lehtë trupor.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht me thikë tri viktima meshkuj K/Shqiptarë duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.