Detaje nga rasti i vdekjes në Pejë
Dje (e hënë) rreth orës 16:57 një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij.
Zëdhnësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës thotë se rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme.
“Personi I.G I lindur në vitin 1957 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe nga familjarët e tij është dërguar në spital. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:57 dhe sipas banorëve viktima ka qenë në kuzhinë dhe për një moment është rrëzuar. Trupi i pajetë është dërguar në IML ku edhe po hetohet si rast”, ka thnë Ibra në një prononcim për Indeksonline./ Indeksonline/