12:09 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Detaje nga rasti ku u gjetë një vajzë pa shenja jete në Mitrovicë

Një trup i pajetë i gjinisë femërore është gjetur pasdite dje në liqenin artificial të Mitrovicës.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për këtë rast.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, shkruan Indeksonline.

Derisa ky rast është duke u hetuar.

“Viktima femër K/Shqiptare, në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete rreth  lumit në afërsi të liqenit artificial. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti mbetet të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/