Detaje nga shpërthimi i një bombe në vendparkimin e një lokali, në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Mbrëmë rreth orës 22:00, ka ndodhur një shpërthim i një bombe në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në vendparkimin e një lokali.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë edhe detaje.
“Njësitet përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar si edhe konfiskimin e veturës me të cilën ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Sipas policisë personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Personi i dyshuar është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të pëtgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me Prokurorin e Shtetit”./Indeksonline