17:00 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / LB

Detaje nga takimi ​Vuçiq- Lajçak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në Beograd ka pasur një “bisedë serioze dhe të përgjegjshme me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për çështje të hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne vazhdojmë të luftojmë për të shpëtuar vendin dhe popullin tonë, duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Lajçak të premten është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më pas ka bërë të ditur se tema kryesore e bisedës së tij me Vuçiq do të jetë energjia, para së gjithash, mundësia e revokimit të licencës së kompanisë së furnizimit me energji elektrike Elektrosever, por edhe çështja e targave.

Më herët gjatë ditës së sotme, gjatë përkujtimit të 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Vuçiq u pyet nga mediat nëse 2024 është afati përfundimtar për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – siç u përmend, Vuçiq tha se afati për të është shumë më i shkurtër.

“Nuk ma thanë 2024-ën, më përmendën diçka shumë më pak, dhe atë me javë e as muaj me ata me të cilët kam biseduar”, tha Vuçiq.