11:58 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

Detaje nga takimi Konjufca-Szunyog

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike, aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij. ​

Mos i humb