Detaje nga vdekja e futbollistit Baldock, ishte në shtëpi i vetmuar!

Zi në futbollin grek për ndarjen e parakohshme nga jeta të 31-vjeçarit George Baldock, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së mërkurës në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada.
Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së futbollistit, ndërsa mësohet se prej disa orësh familjarët kishin humbur kontaktin me të.
Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.
Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij.
Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari. Në trupin e tij raportohet se nuk ka shenja dhune.
Në vendngjarje, pas zbulimit të lajmin tragjik, kanë mbërritur menjëherë drejtori teknik i Panathinaikos, Yiannis Papadimitriou, si dhe Giorgos Tzavellas, drejtori i departamentit të futbollit të klubit dhe ish-shoku i tij i skuadrës në Kombëtaren Greke.
Shumë lojtarë të skuadrës, si Zeka, Senkefeld, Magnusson, Vilena dhe Perez, qëndronin të pikëlluar jashtë shtëpisë.
On behalf of the European football community, we are deeply saddened by the passing of Panathinaikos and Greece defender George Baldock.
— UEFA (@UEFA) October 10, 2024
Our thoughts and heartfelt condolences go out to his family, friends, and teammates. pic.twitter.com/78zJwDjBIP