75 Mall Live Search
12:04 / E Enjte, 14 Janar 2021 / k.v

Detaje nga vjedhja e djeshme në “Viva Fresh Store”, të miturit i drejtuan pistoletën lodër sigurimit

Policia ka dhënë detaje për vjedhjen grabitqare që ka ndodhur në “Viva Fresh Store” në rrugën “Dardania”, në Fushë-Kosovë.

“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur), pasi kanë marrë disa gjëra ushqimore me vlerë rreth 25 euro, njeri prej tyre ka drejtuar armën (pistoletë lodër) punëtorit të sigurimit, e me pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton IndeksOnline.

Njësiti policor ka arritur t’i gjente dhe t’i shoqëronte në stacionin policor të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/