75 Mall Live Search
17:43 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / OSH

Detaje nga vrasja e rëndë në Pejë/ Dorasi e gjuajti djalin e axhës me kalashnikov në relacion 100 m

Në pasditën e së shtunës 47 vjeçari, Faton Brahimaj ka qëlluar me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimaj, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në Novosellë të komunës së Pejës.

Ekipi i IndeksOnline ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja e rëndë.

Dëshmitarët e rastit për IndeksOnline kanë treguar se si ka ndodhur vrasja.

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Sipas tyre, dorasi 74 vjeçar ka gjuajtur nga shtëpia e tij me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së viktimës, në relacion afro 100 metra.

Shtëpia e dorasit, ku dyshohet se gjuajti me AK47

Ata thonë se në momentin e gjuajtjes viktima, Bashkim Brahimaj, ndodhej në mes dy shtëpive, në fushë[ pranë pemës]  ku u qëllua nga plumbi dhe humbi jetën.

Shtëpia e viktimës

Në fotografitë që ka siguruar IndeksOnline, në muret e shtëpisë shihen vrimat e plumbave që u gjuajtën në drejtim të saj.

4 vrima të plumbave kanë mbetur në shtëpinë e Bashkim Brahimaj.

Shtëpia e viktimës

E gjithë kjo, dyshohet se ndodhi për shkak të pronës.

Kurse, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati,

Ndërsa, para pak minutash është larguar trupi i viktimës nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/