75 Mall Live Search
22:14 / E Martë, 30 Janar 2024 / MSH

Detaje nga vrasja e shqiptares në Amerikë, e bija 8-vjeçe dëshmitare: Babi, përse e bëre?

Renato Muhaj, i dyshuari për vrasjen e ish të dashurës së tij mëngjesin e sotëm, 32-vjeçares Suela Saliaj, në Largo, Florida, është arrestuar nga policia.

Sipas “Fox”, ai akuzohet për rrahjen e prindërve të tij, për vrasjen e ish të dashurës dhe për kidnapimin e vajzës së tij 8-vjeçe.

Sipas policisë, rreth orës 02:30 (sipas kohës lokale), Renato Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij, duke i kërcënuar me hanxhar teksa ata mbanin njëri-tjetrin dhe mbyllnin sytë nga frika për jetën. Muhaj akuzohet gjithashtu se u ka marrë celularët në mënyrë që të mos mund të thërrisnin për ndihmë. Megjithatë, një person, sipas një deklarate, ka mundur të arratiset dhe të thërrasë forcat e rendit.

Policia që po hetonte sulmin kontaktoi autoritetet e Largos dhe u kërkoi atyre të bënin një kontroll të mirëqenies së ish-të dashurës së Muhajt, Suela Saliaj, 32 vjeçe, dhe vajzës së tij 8-vjeçare.

Një deklaratë e dëshmisë thotë se kur oficerët shkuan për të kontrolluar çiftin, ata gjetën gjak jashtë banesës së viktimës së bashku me një thikë dhe një boks hekuri të mbuluara me gjak.

Pasi hyri brenda, policia thotë se e gjeti Saliajn të vdekur në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit të mbuluar me gjak me një plagë në fyt.

Kur efektivët nuk mundën ta gjenin vajzën 8-vjeçare, u lëshua një alarm.

Fëmija u gjet i sigurt në afërsi me Muhajn disa orë më vonë.

Sipas një deklarate, fëmija i tha policisë se kishte parë Muhajn të godiste disa herë Saliajn me thikë dhe boks hekuri në dhomën e saj të gjumit.

Vajza citohet t’i ketë policisë se ajo e dinte se gruaja kishte vdekur dhe e pyeti Muhajn: “Pse e bërë këtë?”

Vajza tha se përgjigja e Muhajt ishte se ai “me të vërtetë donte që ajo të vdiste”.

Në deklaratë thuhet se pasi vrau Saliajn, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia, duke e zbritur me nxitim nga shkallët dhe duke e bërë të rrëzohet. Fëmija tha se Muhaj e tërhoqi zvarrë mbi beton për ta futur në makinë. Ajo ka pësuar mavijosje dhe gërvishtje gjatë incidentit.

Muhaj është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve. Ai po ashtu përballet me dy akuza për sulm të rëndë, dy akuza për ngacmim të një dëshmitari dhe katër akuza të tjera penale.

Familja e Saliajt tha se Muhaj nuk kishte histori dhune. FOX 13 kontrolloi të dhënat e gjykatës së Pinellas County dhe nuk mundi të gjente asnjë akuzë penale.

Fëmija është tani me familjarët.