21:27 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / S Z

Detaje nga vrasja në Prishtinë/ Personi i vrarë gjendet brenda veturës së tij

Një person është vrarë me armë zjarri rreth orës 20:00 në Rrugën C në Prishtinë.

Personi i vrarë u qëllua me kallashnikov.

Trupi i personit të pajetë, ende gjendet në makinën në të cilën është vrarë. Ndërsa plumbat me të cilët u vra, shihen rreth veturës.

Ndërsa Policia dhe Mjekia Ligjore janë në vendin e ngjarjes.

Ekipi i “Indeksonline” gjendet në vendin e ngjarjes dhe do të iu mbajë të informuar për detaje tjera lidhur me rastin.