75 Mall Live Search
23:38 / E Martë, 29 Mars 2022 / OSH

Detaje nga zjarri në restorantin “Ujvara e Drinit”

IndeksOnline raportoi më parë se njëri nga restorantet më atraktive në Kosovë, saktësisht në Pejë ka marrë flakë sot.

Bëhet fjalë për restorantin “Ujvara e Drinit”.

Në njoftimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë thanë se kanë arritur ta shuajnë zjarrin e madh.

Njoftimi:

Përfshihet nga flakët një nga restorantet në,Radavc të Pejës “Ujvara e Drinit”

Zjarrëfiksit e Komunes së Pejës kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe arritën ta shuajn zjarrin e madh që ka kapluar restorantin në fjalë.

Në vend të ngjarjës ka dalur edhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ,Z.Gzim Gashi, ku edhe falenderon Ekipin e Zjarfikësve.