75 Mall Live Search
21:54 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Detaje për të mituren nga Lipjani që vdiq sonte nga goditja e traktorit

Një vajzë e mitur nga komuna e Lipjanit ka vdekur sonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e goditjes nga një traktor.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtarja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 11 qershor rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vershevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçikletë dhe një mjet bujqësor (traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 20:00, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, ngasësi i mjetit bujqësor me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, derisa me rasti po merret njësiti i  trafikut. /Indeksonline/