19:25 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Detaje për aksidentin mes tri veturave në Prishtinë

Indeksonline raportoi për një aksident mes tri veturave sot pasdite te Lagjja e Spitalit në Prishtinë.

Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline, Flora Ahmeti nga Policia rajonale e Prishtinës.

Sipas saj, në aksident ka mbetur i lënduar një person.

“Rreth orës 18L20 në lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se tani me rastin po merret njësi i trafikut. /Indeksonline/