75 Mall Live Search
22:29 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Detaje për këmbësorin e goditur nga vetura në Prishtinë

Një person është goditur nga vetura në rrugën afër tregut të gjelbër në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga aksidenti në kryeqytet është lënduar këmbësoi që u godit nga vetura.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 21:00 në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe I njëjtë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia Rajonale e Prishtinës.