Detaje për grabitjen e parave në Leposaviq, ka të plagosur ndërsa policia kërkon grabitësit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10:40 në vendin e quajtur Kratine, në Leposaviq ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Cak i kësaj grabitjeje kanë qenë veturat që transportonin para.
“Pas marrjes së informacionit, policia në orën 10:45 ka aktivizuar operacionin për raste të tilla. Në vendin e ngjarjes patrulla ka gjetur tri vetura duke u djegur. Për rastin është kërkuar edhe asistenca e njësisë së zjarrfikësve”, ka thënë Bajram Krasniqi nga PK-ja për Indeksonline.
Gjithashtu është bërë e ditur se në rast janë lënduar tre persona të cilat janë dërguar për trajtim mjekësor në Mitrovicë.
“Sulmuesit-grabitësit janë larguar dhe njësitë policore janë në kërkim të tyre, po ashtu njësite relevante policore janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes”, shtoi ai./Indeksonline/