Detaje për të infektuarin me COVID-19 në Fushë-Kosovë, është i ardhur nga Buroja

Nga 79 rastet e konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit, një ishte nga Fushë-Kosova.
Komuna e Fushë-Kosovës tashmë ka njoftuar se ishin tre persona të infektuar me COVID-19, dy prej të cilëve janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kurse sa i përket rastit të fundit të infektuar me koronavirus u bë e ditur se ai jeton në rrugën e Uglarit në Fushë-Kosovë dhe është me prejardhje nga fshati ‘Buroj’ në Skenderaj, transmeton Indeksonline.
Njëashtu u tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se tashmë Shtabi Komunal i Krizës është në kontakt me familjen të cilëve po u ofrohen masat mbrojtëse.
Postimi i plotë:
* Njoftim nga Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës *
Të nderuar Qytetar të Komunës së Fushë-Kosovës
Në Fushë-Kosovë kemi pasur tre persona të infektuar nga COVID-19 nga fshati ‘Miradi e Ulët’ prej të cilëve në testin e bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 2 prej tyre kanë dalur negativ dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se kemi një rast të ri nga Fushë-Kosova që rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga COVID-19. Ky është rast kontakti i cili jeton tani e disa muaj në rrugën e Uglarit në Fushë-Kosovë dhe i cili është me prejardhje nga fshati ‘Buroj’ i Skënderajt.
Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Shtabi Komunal i Krizës ka vendos kontaktet me familjen duke i ofruar masat mbrojtëse. Fillimisht është dezinfektuar rruga ku banon i infektuari pastaj hyrja ku banon si dhe i është ofruar ushqim për familje.
Kryetari i Komunës dhe njëherit edhe Kryetar i Shtabit Emergjent z.Burim Berisha, lutë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të përcjellin masat preventive që ka marr IKSHP, Qeveria e Kosovës dhe Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës.