Detaje për varrimin e tre të vrarëve në Prishtinë, secili në varreza të ndryshme
Kreshnik Krasniqi, të cilit dje iu vranë gruaja dhe nëna nga babai i tij dhe ky i fundit vrau edhe veten, ka njoftuar për varrimin e të treve.
Vrasja që ndodhi dje në Prishtinë, saktësisht në lagjen Dardania, ka tronditur të gjithë Kosovën.
Hasan Krasniqi vrau me armë zjarri gruan e tij dhe gruan e djalit të tij. Krejt kjo skenë ndodhi në prani të vajzës së vogël 2 vjeçare.
Kreshnik Krasniqi, i cili është edhe hendbollist, ka njoftuar për varrimin e familjarëve të tij.
“Ju njoftojmë se varrimi i familjarëve tone që vdiqën tragjikisht me 22.04.19, behet nesër.
Hasan ( Sadri ) Krasniqi vorroset neser 24.04.19 ne ora 11:00 ne varrezat e fshatite Grashtice.
Hysnije ( Shaban ) Krasniqi vorroset neser 24.04.19 ne ora 13:00 ne varrezat e Zllatarit-Matiqan
Remzije Kamberi Krasniqi vorroset neser 24.04.19 ne ora 16:20 ne varrezat Dragodan”, ka njoftuar djali i Hasan Krasniqit.
Katër orë pasi ka ndodhur ngjarja ekipet e forenzikës i kanë nxjerr trupat e pajetë nga banesa, ku ndodhi krimi në lagjen Dardania në Prishtinë.
Nga aty, u nxjerr edhe vajza 2 vjeçare e cila kishte qenë brenda kur është kryer ngjarja dhe e ka parë tërë ngjarjen.