Detaje/ Përse u ndalua Don Xhoni nga Policia?

Reperi i njohur Don Xhoni, është ndaluar nga Policia e Kosovës afër stadiumit të Prishtinës.
Disa minuta pas ndalesës, reperi u deklarua përmes një Instastory duke etiketuar mikun e tij, i cili ishte me të gjatë ndalesës.
“Qa t’tha o bir?, shkroi reperi në mbishkrimin e imazhit, duke e shoqëruar me emoji të policisë.

Indeksonline ka kontaktuar me menaxherin e reperit i cili u shpreh se arsyeja e ndalesës ka qenë vetëm kontroll.
“Çdo gjë është në rregull. Ka qenë vetëm një kontroll”, tha ai për Indeksonline.

Ndërkohë, Indeksonline ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të mësuar detaje të tjera dhe është në pritje të përgjigjes.
