Detaje prekëse nga Klina, gruaja që u gjend pa shenja jete ishte shtatëzënë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në fshatin Grabanicë të Klinës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.
Sipas burime të mediave lokale gruaja ka qenë shtatzënë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për IndeksOnline se gruaja ishte raportuat e zhdukur mbrëmë nga familjarët e saj.
“Është gjetur rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha Gashi.
Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”.
“Mjeku e ka konstatuar vdekjen”, tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit ishin po ashtu në vendin e ngjarjes.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/

