09:32 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Detaje rreth rastit në Lipjan, ku u vra një person dhe u plagosen 5 të tjerë

Si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në Hallaq i Madh të Lipjanit, një person ka vdekur dhe 5 persona të tjerë janë plagosur.

Burime të IndeksOnlinet bëjnë të ditur se të përfshira janë dy familje nga fshati Ribar i Madh.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, derisa vdekja e një personi është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKUK-së.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /IndeksOnline/