22:35 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Detaje, se si ndodhi shpërthimi gjatë aksionit të antidrogës, në Zhur

Detaje se si ndodhi shpërthimi gjatë aksionit të antidrogës në Zhur.

Sonte ka ndodhur një shpërthim në fshatin Zhur të Prizrenit gjatë një aksioni të antidrogës.

Si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi dhe dy të tjerë të lënduar, si edhe një fëmijë.

Por si ndodhi e tërë ngjarja?

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, ka treguar për IndeksOnlinen se një person që dyshohet se është marrë me lëndë narkotike ka montuar një bombë në shtëpi të tij, me ç’rast fëmija i lënduar është pjesëtar i familjes së tij.

Ndërsa, Shaban Osmanollaj ka treguar se aksioni në të cilin ka humbur jetën Sami Thaçi ka qenë  “operacioni [i Policisë së Kosovës] ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve”.