75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Detaje shtesë nga aksidenti në Gjilan, një i vdekur e mbi 20 të lënduar

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pak minuta më parë ka ndërruar jetë një person.

“Një person tashmë ka ndërruar jetë si pasojë e këtij aksidenti”, ka thënë Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.

Tutje i njëjti ka shtuar se numri i të lënduarve që dihet deri më tani është mbi 20.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me aksidentin ku të përfshirë ishin një kamion, një traktor dhe shumë vetura./Indeksonline/