Detaje shtesë nga të shtënat e mbrëmshme në “Emshir”

Është plagosur një person të mërkurën rreth orës 20:40 me armë zjarri në Rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është plagosur nga dy të dyshuar.
“Prishtinë / 23.04.2025 – 20:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Ndërsa mbrëmë, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha për Indeksonlinen se i plagosuri është duke e trajtuar në emergjencë dhe se gjendja e tij është stabile.
“Personi i plagosur është duke u trajtuar në Kliniken Emergjente dhe sapo t’i përfundojë trajtimet te ne, do të transferohet në Ortopedi për ekzaminime të mëtutjeshme. Gjendja e tij është stabile ”, ka thënë Syla.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ku njoftoi se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar.
IndeksOnline ka mësuar se i dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku, i cili është emër i njohur për organet e rendit.
Kujtojmë se në vitin 2019, Sadiku ishte përfshirë në një rast tjetër të sulmit me armë zjarri. Po ai në vitin 2021 ishte ftuar nga gjykata mirëpo që ai nuk ishte paraqitur./IndeksOnline/