Detaje të ceremonisë së varrimit të policit Izet Demaj
Nesër do të varroset polici i ndjerë Izet Demaj tek varrezat e dëshmorëve në Koshare.
Ceremonia mortore do të filloj në ora 14:00, shkruan Indeksonline.
Për qytetarët e komunës së Istogur transporti bëhet me autobusë në ora 10:30 nga Vrella, Istogu, Banja dhe Gurrakoci.
Nesër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie në gjithë Kosovën./Indeksonline/
