75 Mall Live Search
22:40 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Detaje të frikshme/ Si arriti ish-bashkëshorti i Britney-t të futej në shtëpinë e saj ditën e martesës

Britney Spears u përballë me ish-bashkëshortin e saj, kur ai u përpoq t’ia prishte dasmën dhe u fut brenda shtëpisë.

Njëri nga dëshmitarët ka thënë se ky ishte një moment i tmerrshëm, transmeton Indeksonline.

jason Aleksander

Njëri nga rojet e sigurisë së këngëtares, i cili u pushua nga puna për shkak të këtij incidentit, i tha gjykatësit, se Alexander kishte dashur të shkonte në dhomën e gjumit të Britney-t pasi kishte hyrë fshehur në pronën e saj.

Roja dëshmoi se Aleksandri u përpoq të hapte derën e dhomës së gjumit të Britney-t me armë të ftohtë (thikë) në momentin kur ajo ishte brenda por për fat dera ishte e mbyllur.

Për më tepër, roja tha se Aleksandri vazhdimisht përsëriste se duhej të fliste me Britney-n edhe pse ai nuk ishte në listën e të ftuarve.

Kujtojmë që Aleksandri u deklarua i pafajshëm për akuzat kundër tij përfshirë ndjekjen e krimit.

Një tjetër dëshmitar, dëshmoi se Britney i tha agjentit të saj prej kohësh, Cade Hudson , se Aleksandri ishte “i frikshëm”.

Lirimi me kusht i Aleksandrit duhet të paguhet me rreth 100,000 dollarë dhe data e ardhshme e gjyqit është caktuar për 12 korrik./Indeksonline/