75 Mall Live Search
19:38 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

Detaje të reja, babai vrau djalin në Podujevë

Indeksonline pak më parë raportoi për një vrasje në fshatin Peran të Podujevës.

Burimet e Indeksonline bëjnë me dije se personi me inicialet N.I. ka vrarë djalin e tij.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar Policia.