Detaje të reja mbi vdekjen në Podujevë, trupi i viktimës u gjet në varreza

IndeksOnline mbrëmë ka raportuar për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në qytetin e Podujevës.
Ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Përpellacë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka dhënë detaje të reja rreth kësaj ngjarje, shkruan IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se trupi i viktimës u gjet në varrezat e fshatit, ku afër tij është gjetur një pistoletë me 6 fishekë dhe një gëzhojë.
”HETIM MBI VDEKJEN. Fsh. Përpellac, Podujevë 26.09.2025 – 21:10. Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raport.