75 Mall Live Search
17:05 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / H F

Detaje të reja nga aksidenti në Nabërgjan të Pejës, një i lënduar

IndeksOnline pak më parë ka raportuar për një aksident në Nabërgjan të Pejës.

Lidhur më këtë detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 15:40 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Nabërgjan ka ndodhur një aksident në mes të një mjeti bujqësor- traktor dhe një veture. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se një person është lënduar, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal. Në vendin e ngjarjes hetuesit për të mësuar për shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.