75 Mall Live Search
17:13 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / BA

Detaje të reja nga aksioni i kërkim-shpëtimit në Bresalc të Gjilanit, personi i gjetur u intervistua nga Policia

Më herët ka përfunduar me sukses aksioni i kërkim-shpëtimit i zhvilluar sot në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pas raportimeve për një person të zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku pak më parë ndajti edhe disa informacione shtesë.

Ai ka thënë se personi që ishte në kërkim pas gjetjes u intervistua nga policia lidhur me braktisjen e veturës në mal.

Hashani ka njoftuar se me rastin po merret Prokuroria dhe Policia e Kosovës.

”Në orët e pasditës së sotme është lokalizu nga Policia e Kosovës personi në kërkim , pronari i veturës së braktisur në një malë në rrethinat e komunës së Gjilanit. I njejti është intrvistuar nga hetues policor në Gjilan, për arsyen pse është braktisur vetura. Rrethanat rreth rastit do të hetohen nga ana e prokurorit të shtetit dhe Policisë së Kosovës.” ka thënë ai për IndeksOnline.