75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 29 Prill 2021 / OSH

Detaje të reja nga arrestimi i Faton Brahimajt: Ai u kap pak metra nga vendi i krimit

Sonte u arrestuar Faton Brahimaj, i dyshuari për vrasjen e Bashkim Brahimajt në Novosellë të Pejës, raporton Indeksonline.

Tutje, Indeksonline mëson që i Faton Brahimaj është arrestuar pak minuta pas orës 22:00.

Ai u arrestua pak metra larg shtëpisë së tij, ku e kishte kryer krimin me 24 prill.

Faton Brahiamj së bashku me viktimën, Bashkim Brahimaj kishin lidhje familjare, e kishte djalë të xhaxhait.

Deri të vrasja ishte ardhur pas një konflikti që kishin pasur për një çështje pronësore./Indeksonline/