Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Tiranë

Një atentat me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë.
Të katër personat janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Dy prej të plagosurve janë të mitur, raporton A2CNN-i.
Të plagosurit po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër që i kishte zënë pritë.
Një11-vjeçar dhe 17-vjeçar janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Dyshohet për konflikt çasti që mund të kenë pasur personat në fjalë, por rezulton se një prej të plagosurve është djali i pronarit të një kompanie private sigurie dhe kështu shtohen pistat e hetimit./Indeksonline/