75 Mall Live Search
10:04 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Detaje të reja nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

Nga sulmi terrorist në Christchurch kanë vdekur 50 persona, të lënduar janë 34 persona, ku 12 janë në kujdes intensiv, transmeton Indeksonline.

Komisioneri i policisë, Mike Bush ka treguar që polici i parë i armatosur në vendin e ngjarjes është paraqitur pas gjashtë minutave që është marrë lajmi.

Kabineti qeveritar i Zelandës së Re do të mblidhet nesër për të diskutuar ndryshimin e ligjit të armëve.

Trupat e disa viktimave do t’i dorëzohen sonte, kurse deri të mërkurën pritet që të gjithë trupat t’i dorëzohen familjeve.

Kompanitë e teknologjisë në mbarë botës janë duke punuar që të largojnë videon e sulmit. Deri më tani janë fshirë 1.5 milionë video që kanë pasur lidhje me sulmin./Indeksonline/